Ekrem Lladrovci, invalid dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar fuqishëm kundër, siç i quan ai, keqpërdorimeve politike të sakrificës së veteranëve të UÇK-së.
Ai ka akuzuar disa profiterë politikë se, pa turp e pa ndjenja, po shfrytëzojnë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e luftëtarëve për fushata elektorale.
“E vërteta është e qartë: në krye të partisë së tyre sot qëndron Memli Krasniqi – biri i një babai që gjithmonë ka qenë kundër Drenicës dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. A është kjo drejtësi për gjakun e dëshmorëve? A është ky respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë? Apo është thjesht një fyerje e rëndë për idealet e UÇK-së dhe për çdo familje dëshmori?”, ka shkruar Lladrovci.
Ai thekson se veteranët nuk janë vegla politike, por shtylla e lirisë dhe nderit të Kosovës.
“Kush e do lirinë, kush e respekton UÇK-në, nuk e përdor atë për kauza politike. Respekt për veteranët dhe invalidët e vërtetë të UÇK-së!”, përfundon reagimin e tij Lladrovci.


