• Thu. Nov 20th, 2025

Podujevë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Sep 28, 2025

 

 

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për vdekjen e viktimës janë duke vazhduar.

Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.