• Fri. Nov 21st, 2025

Ukrainasit rrethuan dhe dërrmuan 3 mijë ushtarë rus në kurthin e Pokrovsk

Sep 27, 2025

 

 

Forcat ukrainase në betejën për Donbas në rrethinën e Pokrovsk asgjësuan rreth 3 mijë ushtarë rus kur me manovra i futën në kurth duke i pamundësuar forcave ruse tërheqjen, transmeton Gazeta KFVA.


Korpusi i Parë i Armatës së Ukrainës dhe Brigada e Parë Azov arritën të rrethojnë trupa ruse me 26 shtator që po avanconin drejt Dobropillia afër Pokrovsk në qarkun Donetsk duke i mashtruar me strategemën e tyre që i largoi ato forca përtej mbrojtjes nga artilerike dhe e dronëve.

Sipas vet blogerëve rus situata e forcave ruse është katastrofike dhe s’ka mundësi të furnizimit të tyre e as tërheqjes dhe kanë ngelur në një zonë vdekjeje.

Forcat ruse depërtuan përtej duke menduar se kanë çliruar 360 kilometra katrorë dhe 16 vendbanime që ishte një kurth i qëllimshëm./KFVA/