• Fri. Nov 21st, 2025

Familja e ish-policit Arbnor Spahiu kërkon lirimin e tij – më 30 shtator mbahet protestë paqësore në Prishtinë

Sep 27, 2025

 

 

Familja e ish-policit Arbnor Spahiut që mbahet padrejtësisht në Serbi, ka bërë thirrje për protestë paqësore më 30 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në ora 12:00.

Sipas familjes, arrestimi i Spahiut dhe ndërsa gjendet në paraburgim në Serbi, është akt i koordinuar politik dhe i motivuar padrejtësisht.

Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e qytetarëve për të bërë zërin e tyre të dëgjohet.

Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor 2025 nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh, ndërsa po udhëtonte me autobus, së bashku me familjen, drejt Kosovës.

Ai po përballet me akuza për “vrasje të rëndë” në lidhje me ngjarjet e Banjsjës në shtator 2023, ku një grup i armatosur kishte sulmuar policinë e Kosovës dhe ku rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën.