Ish-kryediplomati kosovar, Perit Selimi, ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje nuk arriti të bëjë më shumë se një fotografi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Selimi ka postuar dy fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi nga takimet zyrtare që kishte me dy ish-sekretar të shtetit.
Selimi i tregoi Osmanit se si duken takimet e rregullta dhe zyrtare bilaterale me sekretarët e Shtetit të SHBA-ve.
Sipas tij, takime të tilla Kosova nuk ka pasur prej kohës së Hashim Thaçit.
“Meqë ra fjala, kështu duken takimet e rregullta dhe zyrtare bilaterale me Sekretarët e Shtetit të SHBA-ve. Ne nuk kemi pasur asnjë të tillë që prej Hashim Thaçit.”, tha Selimi.

