Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë.
Sipas burimeve të gazetes, pas seancës së Kuvendit Komunal ka shpërthyer një konflikt, ku Sami Salihu, djali i Fehim Saliut, ka goditur me shishe në kokë zyrtarin Fehmi Kupina, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Për pasojë, Kupina, i cili është edhe kandidat për asamable, ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
