• Fri. Nov 21st, 2025

Labinot Azemi dhe psikologu Orhan Nazifi mbajnë ligjëratë në Medresenë “Alauddin”

Sep 23, 2025

 

 

Gazetari dhe ligjëruesi Labinot Azemi, së bashku me psikologun Orhan Nazifi, kanë mbajtur sot një ligjëratë në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, duke e vlerësuar këtë përvojë si një përjetim të paharrueshëm.

Azemi tha se kjo vatër e dijes dhe e besimit nuk është vetëm një shkollë, por themel i karakterit, i besimit në Zotin dhe i vlerave që formojnë breza të tërë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për drejtorin e medresesë, Fadil ef. Hasani, për vizionin dhe përkushtimin e tij, si dhe për profesorët dhe stafin, të cilët punojnë çdo ditë për të edukuar nxënësit në dije, moral dhe dashuri për Zotin.

“Medreseja ‘Alauddin’ mbetet një shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë, një shkollë që lidh dijen me besimin dhe që ndërton njerëz të ndershëm, me shpirt të pastër dhe zemër të ndritshme”, u shpreh Azemi.

Ai shtoi se mesazhi i ligjëratës ishte i qartë: kur edukimi dhe feja ecin bashkë, shoqëria bëhet më e fortë, më e drejtë dhe më humane.