• Sat. Nov 22nd, 2025

Aksident tragjik, dy persona të vdekur në Zajm të Klinës

Sep 23, 2025

 

 

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.