Forcat ajrore gjermane të dielën në mëngjes dërguan dy aeroplanë ushtarakë për të ndjekur avionin ushtarak rus IL-20m që kishte hyrë në hapësirën ajrore neutrale mbi Detin Baltik.
“Edhe një herë, forca jonë e alarmit të reagimit të shpejtë, e përbërë nga dy Eurofighter, u ngarkua nga NATO me detyrën për të hetuar një avion të paidentifikuar pa plan fluturimi ose kontakt radio në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, thanë forcat ajrore gjermane në një deklaratë, raporton Reuters.
“Ishte një avion rus IL-20M. Pas identifikimit vizual, ne ia dorëzuam detyrat e shoqërimit të avionit partnerëve tanë suedezë të NATO-s dhe u kthyem në Rostock-Laage”, vijon njoftimi, përcjell KFVA.
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të martën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga Rusia, thanë të dielën dy zyrtarë të njohur me çështjen për mediumin ndërkombëtar.
Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kishin hyrë në hapësirën ajrore estoneze pa leje të premten dhe qëndruan për gjithsej 12 minuta para se të detyroheshin të tërhiqeshin.
