• Fri. Nov 21st, 2025

Estonia zbulon trajektoren e fluturimit të avionëve rusë të përfshirë në inkursion

Sep 20, 2025

 

 

Ministria e Mbrojtjes e Estonisë ka zbuluar rrugën e fluturimit të tre avionëve luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendit.

“Shkelja” ndodhi mbi Gjirin e Finlandës, në veri të kryeqytetit Talin, thanë nga Ministria e Mbrojtjes.

Aty shpjegohej se MiG-31-shët ruse fluturuan “paralelisht me kufirin shtetëror nga lindja në perëndim”.

Ata hynë më pak se 10 km në hapësirën ajrore të Estonisë./Periskopi/