• Sat. Nov 22nd, 2025

Përfundon dëshmia e Williams në Hagë, mësohet kur rifillon seanca

Sep 18, 2025

 

 

Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka përfunduar për këtë javë, pas dy dëshmive nga dëshmitarët e mbrojtjes.


Me përfundimin e dëshmisë së Paul Williams të enjten, më nuk pati dëshmitarë të tjerë pas tij.

Si rezultat, gjykimi do të vazhdojë të hënën me një tjetër dëshmitar të mbrojtjes së  Hashim Thaçit.

Dëshmitari i parë ishte ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, i cili theksoi se UÇK-ja s’kishte zinxhir komandues të rregullt dhe konvencional, teksa po ashtu përmendi shumë herë bashkëpunimin e ngushtë midis Thaçit dhe SHBA-së.