• Thu. Oct 9th, 2025

Osmani i ndan Medaljen Presidenciale Ushtarake në shenjë mirënjohjeje Barduanit të KFOR

Bykfvanews

Sep 16, 2025

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani javën e kaluar ka dekoruar gjeneralmajorin, Enrico Barduanin, komandantin në largim të misionit të KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarak.

Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, e para e shtetit vlerësoi lart kontributin e gjeneralmajorit Barduani, për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Kjo medalje për Barduanin, siç thotë Osmani, është një simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar presidentja, njofton KFVA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *