Një 40-vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Balaj në Ferizaj. I dyshuari për vrasje tashmë është arrestuar.
Siç merr vesh Gazeta KFVA viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete.
Viktima është B.R, ndërsa i dyshuari është një person rreth të 50’ave, poashtu me iniciale B.R.
Vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, ka deklaruar Veseli./KFVA/
