“Unë e di që ti e di se nuk e kontrollon UÇK-në”, e lexoi avokati i Thaçit fjalët që senatorit Biden në atë kohë i kishte thënë Hashim Thaçit, shkruan Periskopi.
Kur u pyet James Rubin se si Biden e dinte kush e kontrollonte UÇK, Rubin u përgjigj:
“Po në pranverë të 93 kemi shku në vendet e Ballkani. Depertamneti amerikan e ka një protokoll kur senatorët e shtetit udhëtojnë. Ka një oficer të kontrollit në çdo vend dhe senatori në këtë rast që shkon në Ballkan është një aeroplan ushtarak I Qeverisë me zyrtarë ushtarak në aeroplan që sigurohen që aeroplani të shkoj në vendin e duhur dhe pastaj kur arrihet ne vend oficeri I kontollit të depertamentit të shtetit takohet ne aeroplan përshkruan situatën e fundit në terren dhe personat që do të takojnë, nivelin e tyre, rangun e tyre protokollin, kontekstin e vendit të gjitha këto jepen nga oficeri I kontrolit ose shërbimet intelegjentës”.
“Ky vlerësim i senatorit Biden ishte në përputhje me vlerësimin që qeveria e ShBA I jepte në atë kohë”, shtoi Rubin.