• Sat. Oct 11th, 2025

Gucati: Jemi pasardhësit e një ushtrie që s’u përkul as para tankeve e helikopterëve serbë

Bykfvanews

Sep 14, 2025

 

 

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili po merr pjesë në protestën në Hagë, ka thënë se sot po flitet për dinjitetin e popullit të Kosovës, për drejtësinë që i është mohuar, shkruan Reporteri.net.

“Sot këtu para Gjykatës nuk flasim veç për katër mure, flasim për dinjitetin e një populli, për një drejtësi që na është mohuar, historinë e shenjtë të UÇK-së që po përpiqen ta shtrembërojnë”, tha Gucati.

“UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia. Ajo luftoi për liri dhe liria nuk ishte dhuratë por gjaku më i mirë i tanëve. Sakrifica e djemve dhe vajzave që ranë për këtë flamur”, tha tutje ai.

“Jemi pasardhësit e një ushtrie që nuk u përkul as para tenkave e helikopterëve serbë. Sot nga ky shesh, Evropa nuk duhet të lejoj që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”, tha Gucati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *