• Sun. Oct 12th, 2025

Tronditet skena politike në Drenas: Mbështetësi i Petrit Hajdarit rreshtohet pas Ramiz Lladrovcit – çdo ditë po i bashkohen një nga një

Bykfvanews

Sep 12, 2025

Në skenën politike të Drenasit, një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen. Mbështetësi i njohur i Petrit Hajdarit, Olt Bytyqi, i është bashkuar hapur listës së kryetarit Ramiz Lladrovci, duke dhënë përkrahje për kandidatin e PDKRLL, Labinot Halilajn, me numër 30 për Asamblenë Komunale.

Halilaj, i cili po garon fuqishëm në këto zgjedhje, ka publikuar sot një fotografi me Bytyqin, duke e cilësuar këtë mbështetje si një hap të rëndësishëm për fushatën e tij.

“Me Olt Bytyqi gjithmonë me PDKRLL101 dhe në përkrahje të asambleistit me numër 30!”, ka deklaruar Halilaj në rrjete sociale.

Ky bashkim i forcave shihet si një sinjal i qartë i konsolidimit të PDKRLL-së në Drenas, duke e bërë garën edhe më të nxehtë në prag të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *