• Wed. Nov 19th, 2025

“Rugova s’ka bërë kurrfarë drame pas atentatit, Osmani po ekzagjeron tejmase për kameramanin”, thotë ish-ambasadori Ukshini

Sep 11, 2025

 

 

Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka ekzagjeruar shumë çështjen e kameramanit që ka shkuar të xhirojë në shkollën private ku ajo i çon vajzat e saja.

Sipas tij, kjo mund të jetë për të rënë në vëmendje meqë e dëshiron edhe një mandat si presidente.

“Po ekzagjerohen tejmase. Për të rënë në vëmendje, sepse duhet edhe një mandat. Këtu ki ose ke probleme vet, ose nuk i dëgjon këshilltarët”, ka thënë ai në t7.

Ukshini megjithatë ka bërë një krahasim me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, duke treguar se ai nuk e kishte ekzagjeruar kaq shumë as kur i ishte bërë atentat dhe kishte vazhduar takimet pa bërë drama.

“Ibrahim Rugova ka vazhduar takimet, s’ka bërë kurrfarë drame”, ka thënë Ukshini