Një i dyshuar është arrestuar pas sulmit me armë ndaj Charlie Kirk, në një ngjarje në Universitetin e Luginës së Utah, raporton BBC, përcjell KFVA.
Kirk u ftuar nga një grup studentësh dhe po fliste rreth orës 12:00 kur një plumb u shkrep nga një ndërtesë e kampusit, rreth 200 metra larg Kirk-ut.
“Sot, rreth orës 12:10, u shkrep një plumb ndaj folësit të ftuar, Charlie Kirk. Ai u godit dhe u largua nga vendi i ngjarjes nga siguria e tij. Policia e kampusit po heton, një i dyshuar është në arrest,” thuhet në postimin e Policisë.
