Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se qëndron fuqishëm në përkrahje të protestës në Hagë e cila pritet të mbahet me 14 shtator.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë, raporton Periskopi.
“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi. Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: