Prishtina kërkon një qeverisje të hapur dhe financa që shërbejnë të gjithëve, jo pakicës. Fatos Azemi, kandidati me numër 49 nga AAK në listën e Bekë Berishës, sjell përvojë të gjatë në qeverisjen lokale dhe qendrore, me njohuri të thella në buxhetimin dhe financat publike.
I përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me qytetarët, Azemi synon që buxheti i Prishtinës të mos jetë më mjet politik, por një instrument real drejt barazisë dhe drejtësisë për komunitetin.
“Prishtina nuk duhet të ndahet, por të bashkohet përmes vendimeve që shërbejnë të gjithëve. Buxheti nuk është privilegj, është përgjegjësi,” thotë Azemi, duke vendosur standard të ri për liderët që duan të shërbejnë qytetarët, jo interesat personale.
Thirrja e tij është e qartë: “Nga qytetarët, për qytetarët – buxhet me llogaridhënie.” Azemi premton se fjala e qytetarit do të kthehet në veprim dhe çdo projekt do të jetë në shërbim të përbashkët.
