• 1 Dhjetor 2025 22:43

Banorët e Kodrës së Trimave me peticion, kërkojnë vendosjen e pengesave në rrugën “Fahri Fazliu”

Sht 8, 2025

 

 

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” kanë nënshkruar një peticion, me anë të cilit kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të vendosë urgjentisht pengesa në rrugën kryesore të lagjes, “Fahri Fazliu”, për të ulur shpejtësinë e madhe të automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë.

Aksidenti i fundit me fatalitet i cili ndodhi ditë më parë në “Kodrën e Trimave” ka shqetësuar banorët, të cilët paralajmërojnë se nëse Komuna nuk vendosë pengesat në rrugë, ata do të bllokojnë qarkullimin e saj.