• Thu. Nov 20th, 2025

Të gjitha biletat e shitura, stadiumi i gjithi sonte në përkrahje të Kosovës

Sep 8, 2025

 

 

Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të ndeshet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Të dyja ekipet vijnë nga rezultate zhgënjyese nga ndeshjet e para, shkruanExpress, transmeton KFVA.

Kosova humbi thellë 4:0 nga Zvicra, kurse Suedia barazoi në shtëpi me Slloveninë.

E lojtari i 12-të për Kosovën do të jetë aty.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot.