• 1 Dhjetor 2025 22:00

Vrasja në Shkodër, raportohet se viktima dikur ishte pjesë e një grupi kriminal në Mal të Zi

Sht 8, 2025

 

 

Një vrasje ka ndodhur në Shkodër, në afërsi të bashkisë.

ABC News mëson se viktimë ka mbetur Erogen Vaso.

Ndërkaq, i plagosur ka mbetur një person. Autori ka pasur një skafandër në kokë dhe është larguar me një automjet tip “BMW”.

Vaso ishte një emër i njohur për policinë. Vaso ka qenë i njohur si pjesë e grupit kriminal në vendin fqinj, i cili udhëhiqet nga Ranko Raduloviç nga Nikshiqi i Malit të Zi.

Ai ka qenë ish-sportist dhe më parë ka qenë i angazhuar në politikë.