• Fri. Nov 21st, 2025

Sulmi me dron dëmton rafinerinë më të madhe ruse të Rosneftit

Sep 6, 2025

 

 

Një sulm me dron ka dëmtuar rëndë rafinerinë më të madhe të naftës ruse të Rosneftit në Ryazan.

Sipas raportimeve të agjencisë reuters, rafineria në Ryazan, e cila është një nga objektet kryesore të kompanisë Rosneft, ka pësuar dëme të mëdha pas një sulmi me dron.

Zjarri ka përfshirë njësinë AT-6, e cila përbënte pothuajse gjysmën e kapacitetit total të rafinerisë – rreth 23 mijë tonë në ditë – dhe furnizonte me karburant rajonin e Moskës.

Aktualisht, rafineria po funksionon vetëm me 23 për qind të kapacitetit të saj, dhe një rinisje e plotë nuk pritet të ndodhë për të paktën dy javë.

Më herët gjatë muajit gusht, e njëjta rafineri ishte shënjestruar sërish nga dronë, duke detyruar ndërprerjen e punës edhe në dy njësi të tjera.

Kjo rafineri përpunon rreth 5 për qind të totalit të naftës në Rusi, duke prodhuar 2.3 milionë tonë benzinë dhe 3.4 milionë tonë naftë vitin e kaluar.

Sipas vlerësimeve të Reuters, vetëm gjatë muajit gusht, sulmet me dron kanë nxjerrë jashtë funksionit deri në 17 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës në Rusi – përqindja më e lartë e regjistruar deri tani. /T