• Sun. Oct 12th, 2025

Mot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 28°C

Bykfvanews

Sep 5, 2025

 

 

Vendi ynë sot do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e kushteve stabile atmosferike, duke sjellë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore.

Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *