• 1 Dhjetor 2025 13:51

Edhe nga një muaj paraburgim ndaj Nexhmi Krasniqit dhe 3 tjerëve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Sht 4, 2025

 

 

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor rajonal i kufirit perëndimor, që përfshin rajonet e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, si dhe ndaj Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe Liman Sallaukës.

Kështu bëjnë të ditur burime brenda Gjykatës në Prizren.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi./KFVA/