• Sun. Oct 12th, 2025

Nis tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje

Bykfvanews

Sep 4, 2025

 

 

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, shkruan KFVA.

Numrat janë nga 100 deri në 192.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se pas tërheqjes së shortit, do të procedohet me dizajnin e fletëvotimeve.

“Pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Ky proces i hap rrugë subjekteve dhe mijëra kandidatëve, që nga 13 shtatori të fillojnë fushatën zgjedhore”, deklaroi Radoniqi, para hedhjes së shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *