• Sat. Nov 22nd, 2025

Prangat brenda uniformës: IPK zbardh skandalin e njësisë speciale!

Sep 4, 2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i njëjti.

Është rekomanduar edhe suspendimi i tij.

“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim..