• Sat. Oct 11th, 2025

Kurti e “shkel” Gjykatën, këtë herë si i dëmtuar për rastin ndaj Klinakut

Bykfvanews

Sep 3, 2025

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot do të mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar – tani të dëmtuarin A.K. – në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *