Ish-deputeti i Partisë Demokratike (PD), Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se ka pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj, në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.
Çollaku përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se ky angazhim i jep mundësinë të kontribuojë në mënyrë të integruar në çështjet kombëtare shqiptare, duke vepruar mes Tiranës dhe Prishtinës.
“Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore”, ka shkruar ai.