• Sat. Oct 11th, 2025

Qeveria rrit luksin, për tre muaj harxhoi 784.9 milionë euro

Bykfvanews

Sep 2, 2025

 

 

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për financat publike, ku shihet një rritje e dukshme e të hyrave dhe shpenzimeve të qeverisë në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas raportit të ASK-së, të hyrat e qeverisë në tremujorin e dytë të vitit 2025 arritën në 972.6 milionë euro, e që është një rritje krahasuar me periudhen e njëjtë të vitit paraprak, pasi që në tremujorin e dytë të vitit 2024 të hyrat ishin 782.6 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: Tatimet në produkte – 64%, tatimet rrjedhëse në të ardhura – 16%, aktivet dhe detyrimet financiare – 10% dhe kategori të tjera të të hyrave – pjesa e mbetur.

Edhe shpenzimet e Qeverisë kanë shënuar rritje. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, shpenzimet ishin 784.9 milionë euro, e që është një rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pasi që shpenzimet në tremujorin e dytë të vitit 2024 ishin 679.1 milionë euro.

Shpenzimet kryesore janë shpërndarë kështu: Kompensimi i punëtorëve – 28%, kontributet sociale dhe përfitimet – 26%, formimi i kapitalit bruto – 15%, konsumi i ndërmjetëm – 14%, kategori të tjera pjesa e mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *