Për t’u koordinuar me aleatët ndërkombëtarë, Vetëvendosjes nuk ia do hiç, por kur vie puna për sulme, partia e Albin Kurtit nuk kursehet. Kështu dje, VV i aktivizoi “të fortit” e partisë për t’i sulmuar ndërkombëtarët. Sami Kurteshi e Alban Krasniqi dje në mbledhjen e KQZ folën “zi e terr” për ambasadorët e QUINT-it, shkruan KFVA.
Derisa po diskutohej për vendimin e Gjykatës Supreme, dyshja e VV-së nuk u kursyen fare, duke hedhur akuza të rënda ndaj ndërkombëtarëve.
Alban Krasniqi që është edhe burri i deputetës Albulena Haxhiu, ka thënë se ShBA e Bashkimi Evropian po e mbrojnë Listën Serbe si “organizatë kriminale”.
“Aty nuk do të ketë demokraci ku garon Lista Serbe, e dinë ambasadorët e QUINT-it, vetë e kanë deklaru. Edhe ata janë në mbrojtje të organizatave kriminale për hesape të tyre politike të ngushta apo karrierës”, tha ai.
“Vendimmarrje e qëllimtë si rezultat i presioneve, as të ambasadroëve, do diplomatëve që sillen këndje, e shërbëtorëve që sillën poshtë e lartë”, tha ai.
Në anën tjetër, Sami Kurteshi si cdo herë edhe dje eskaloi.
Sipas tij, deklaratat publike që kanë bërë ambasadat e huaja në Kosovë pas vendimit që ishte marrë nga KQZ-ja për moscertifikimn e Listës Serbe ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“Gjykatat e rrëzuan nën presion. S’ka gjykatës në Kosovës, e as prokuror, që kishte me kundërshtuar një deklarata publike të ambasadave të huaja, sidomos të asaj amerikane. Kjo flet për pavarësinë e gjyqësorit…Gjykatat e kanë shkelur ligjin…Deklaratat publike të ambasadave të vendeve të QUINT-it janë hipokrizi arrogante, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës”, tha dje Kurteshi në KTV.
Po dje, edhe deputetje e Vetëvendosjes, Albulen Haxhiu u tregua e ashpër me ambasadorin gjerman Jorn Rohde.