Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi ka thënë se SHBA e Bashkimi Evropian po mbrojnë Listën Serbe, raporton KFVA.
Ai duke folur për vendimin e Gjykatës Supreme, ka thënë se vendimmarrjet janë si rezultat i presioneve.
Krasniqi po ashtu kritikoi sistemin e drejtësisë duke thënë se është koordinim kriminal.
“Aty nuk do të ketë demokraci ku garon Lista Serbe, e dinë ambasadorët e QUINT-it, vetë e kanë deklaru. Edhe ata janë në mbrojtje të organizatave kriminale për hesape të tyre politike të ngushta apo karrierës”, tha ai.
“Vendimmarrje e qëllimtë si rezultat i presioneve, as të mbasadorëve, do diplomatëve që sillen këndje, e shërbëtorëve që sillën poshtë e lartë”, tha ai.