Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se ka takuar gjatë ditës Dimal Bashën, kryetarin e Kuvendit, e ku sipas një njofitmi, ajo ka thënë se ekipi ligjor i saj ka nën llupë “konstituimin” e Kuvendit, raporton KFVA.
Siaps saj, si edhe herave të tjera, Presidenca do të kujdeset dhe do të veprojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutetën e vendit.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha.
Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.