• Fri. Oct 10th, 2025

Kushtetuesja e konfirmon pranimin e kërkesës nga Lista Serbe

Bykfvanews

Sep 1, 2025

 

 

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e ankesës së Listës Serbe lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Të shtunën, Lista Serbe pati bërë të ditur se është ankuar në Kushtetuese, pak para nisjes së seancës konstituive raporton Klan Kosova, trnasmeton KFVA.

“Parimet kushtetuese dhe demokratike shkelen rëndë dhe populli serb nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij të garantuara. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook.

Ndryshe, Nenad Rashiq, deputeti serb i cili ishte kandidat për nënkryetar të Kuvendit nuk pati besuar që Lista Serbe kishte dorëzuar një ankesë të tillë në Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *