• Fri. Oct 10th, 2025

SBAShK u ankua se janë pak, por Nagavci insiston: 80 euro mjaftojnë për libra dhe fletoret e punës

Bykfvanews

Sep 1, 2025

 

 

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.

Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.

“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”, ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë.

Sipas saj, një ndryshim që ka ndodhur këtë vit, ka qenë verifikimi i aplikuesve.

Ka shtuar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *