• 1 Dhjetor 2025 02:53

Deputetja publikon faturën: Veç librat kushtojnë 110 euro, pa i llogaritur fletoret e mjetet tjera

Gus 31, 2025

 

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka publikuar një faturë që tregon shpenzimet e blerjes së librave të klasës së shtatë.

Lushaku-Sadriu ka thënë se kostoja e asaj fature është 110 euro, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit.

“Kjo është një faturë e blerjes së librave të klasës së shtatë, pa i llogaritur fletoret e mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit. E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo“, ka shkruar ajo.