• Fri. Oct 10th, 2025

Si e shpenzojnë buxhetin komunat e Kosovës?

Bykfvanews

Aug 31, 2025

 

 

Mesatarisht, 54 për qind e buxhetit për vitin 2025 të komunave në Kosovë është planifikuar të shpenzohet për paga dhe mëditje.

Pas tyre, me buxhetin më të madh renditen shpenzimet kapitale, ku përfshihen investimet në shërbime publike, shëndetësi e arsim.

Mirëpo, buxhetet nuk shpenzohen kurrë saktësisht siç planifikohen. Nëse marrim parasysh vitin 2023, që përkon me mesin e mandatave aktuale qeverisëse në komuna, shumica e tyre e rishikuan buxhetin për të shpenzuar më shumë para.

Ndërsa, disa, kryesisht ato të banuara me shumicë serbe, s’i shfrytëzuan të gjitha paratë që kishin në dispozicion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *