• Fri. Oct 10th, 2025

Kur do të rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Bykfvanews

Aug 31, 2025

 

 

Nga 28 korriku, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dalur në pushim veror.

Kësisoj, edhe procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është pauzuar.

Por, pushimit veror i ka ardhur fundi.

Në kalendarin zyrtar të Dhomave të Specializuara bëhet me dije se procesi gjyqësor në lëndën “Thaçi dhe të Tjerët” do të vijojë nga 15 shtatori e tutje.

Më 15 shtator do të fillojë edhe paraqitja e provave të mbrojtjes, si dhe është planifikuar të ftohen edhe dëshmitarë.

Rikthimi në seancat e rregullta do të bëhet pas disa zhvillimeve. Së pari, kërkesa e mbrojtjes u refuzua, duke iu vazhduar paraburgimi ish-krerëve të UÇK-së.

Më pas, Hashim Thaçit iu kufizuan vizitat nga familjarët, duke thënë se është e nevojshme të parandalohen përpjekjet e mundshme të Thaçit për siç thuhet, për të penguar procedurat gjyqësore në çështjen e tij dhe në “Rastin 6”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *