• 1 Dhjetor 2025 05:48

Rreth 3 orë pritjet për të dalë nga Kosova

Gus 29, 2025

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se qytetarët po përballen me pritje të gjata në pikën kufitare të Merdarës, ku koha e pritjes arrin deri në 2 orë e 40 minuta.

Në Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë, pritjet janë më të shkurtra, duke u llogaritur deri në 30 minuta.

Sipas të dhënave zyrtare, në pikat tjera kufitare nuk është evidentuar ndonjë fluks i shtuar i pritjeve.