• Sat. Oct 11th, 2025

Ndarja e votimit për nënkryetarët e Kuvendit që po shihet si shkelje, Osmani: S’dua të jap interpretime kushtetuese

Bykfvanews

Aug 29, 2025

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka pranuar që të lëshohet në interpretime kushtetuese, për veprimin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës dhe ndarjen e votimit për nënkryetar të komuniteteve pakicë, serbe dhe joserbe, gjë që po shihet si shkelje.

Osmani ka thënë se pyetjet për këtë çështje mund t’i drejtohen ekipit të saj, meqë s’është momenti për t’u lëshuar në interpretime të tilla.

“Tash nuk dua të futem në interpretime kushtetuese në këtë situatë, ju lus për mirëkuptim”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë e pyetje për këtë mund t’i drejtohen ekipit të saj.

Këto deklarata ajo i bëri pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *