Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe kujtesës historike.
Në statusin e tij, Kurti e përshkruan Luftën e Kosovës si një projekt shkatërrimi dhe plaçkitjeje nga forcat serbe, me krime të organizuara dhe të planifikuara, duke përmendur vrasjet, zhdukjet me dhunë, dëbimet masive, shkatërrimin e pasurisë dhe dëmet e pallogaritshme ekonomike. Ai thekson rëndësinë e dokumentimit të këtyre krimeve për drejtësi, kujtesë kolektive dhe mbrojtje të së vërtetës historike.
Megjithatë, Kurti nuk ka komentuar ende mbi artikullin skandaloz kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryeparlamentarit Dimal Basha, i cili u zgjodh në këtë pozitë me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së Kurtit.
Postimi i plotë: