• Sun. Oct 12th, 2025

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, Ministria e Infrastruktures kalon në duart e Hysen Durmishit

Bykfvanews

Aug 27, 2025

 

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka caktuar si ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysne Durmishin pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

 

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.

Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *