• 1 Dhjetor 2025 16:37

Kryetari i Kuvendit borxh deri ‘n’fyt’: Kjo është pasuria e Dimal Bashës

Gus 26, 2025

 

 

Sot, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës pas 7 muajsh bllokadë. Basha i cili është deputet i Kosovës në tri legjislatura, ka të ardhura kogja të mira nga Kuvendi, shkruan KFVA.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Parandalimin e Korrusionit, Dimal Basha nga Kuvendi i Kosovës merr hiç më pak se 22 mijë e 277 euro në vit.

Kryetari i ri i Kuvendit ka një kredi prej 30 mijë eurove dhe një tjetër të veçantë prej 5 mijë eurove.

Ndërsa në vitin 2017, Dimal Basha e ka ble me para kesh një veturë 7 mijë euro.