• Mon. Oct 13th, 2025

Gërvalla e lidh ngërçin me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë: Qeveria Kurti 3 do ta implementojë

Bykfvanews

Aug 25, 2025

 

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se arsyeja e bllokadës në Kuvend është Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla tha se ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por se nuk mund të rri aty përjetësisht.

“Ky është thelbi i bllokadës në Kuvend sepse është një ligj për byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, i cili ka një kohë të gjatë që rri në Gjykatë Kushtetuese. Por, ai nuk mund të rri përjetësisht”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se ky ligj do të implementohet nga Qeveria Kurti 3.

“Cdo njeri e din që Qeveria Kurti 3 Ligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme ka për ta implementuar dhe secili njeri pagën që e ka pas në vlerë 500 euro, edhe vilën e ka 4 milionë do të detyrohet të japi llogari se me çfarë parash e ndërtoi. Ka njerëz që e kanë ndërtu me djersën e ballit”, ka deklaruar Gërvalla në T7.

Ndryshe, edhe vetë Gërvalla ka qenë e propozuar për Kryeparlamentare, por nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo nuk është votuar as nga deputetja e VV’së, Shqipe Selimi./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *