• 1 Dhjetor 2025 18:08

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Të shpërndahet Kuvendi – çdo zgjidhje tjetër është si ai gatimi shto miell e shto ujë

Gus 25, 2025

 

 

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka dal me një propozim për dalje nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu në Facebook ka shkruar se mandati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyre që sovrani ta thotë fjalën e vet.

Kryeziu ka thënë se partitë politike duhet urgjent të dakordohen për plan veprimi me dy pika, që ndër të tjera parasheh edhe shpërndarjen e Kuvendit, në mënyre që presidentja t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme./KFVA/