• 1 Dhjetor 2025 20:11

Shoqërohen në polici dy persona, penguan punimet në rrugën “A”, iu shqiptohet edhe gjobë

Gus 25, 2025

 

 

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor pasi të njëjtit sot kanë penguar punimet në rrugën “A”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri, zëdhënësi për Prishtinë, Enis Pllana.

Ai tha se ndaj tyre është shqiptuar gjobë për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Pllani.