• 1 Dhjetor 2025 20:11

Ja çfarë thuhet në fletushkat që serbët shpërndan në Mitrovicën e Veriut

Gus 25, 2025

 

 

Para disa banesave në Mitrovicën e Veriut këtë mëngjes janë shfaqur fletushka me mesazhe të ndryshme me shkrime nga qytetarët serb. Këto shkrime janë shkruar me kërkesë për vendosjen e flamujve në shtëpitë e tyre.

“Po ka pasur fletushka, kemi kontaktuar prokurorin dhe nuk është hapur ndonjë rast” tha Elshani për Metro.

Në njërën nga fletushkat e shkruar në gjuhën serbe shkruhet: “Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”

“POPULL, ERDHI KOHA! Serbia nuk është lodër e askujt. Mjaft me heshtjen e kokat ulur. Kur populli ynë dëbohet, kur na shkelen të drejtat e dinjiteti është detyra e secilit prej nesh është të tregojë përkatësinë dhe besimin e tij. Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë. Prandaj, vëllezër dhe motra, le ta vendosë secili flamurin në shtëpinë e tij, në dritare, në ballkon, në çdo vend ku shihet se Serbia jeton. Le ta dinë se jemi këtu, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri në erë!”, shkruhet në fletushka, transmeton KFVA.

Një reagim i tillë erdhi për  shkak te fshirjes së grafiteve nacionaliste e muraleve ne Mitrovice te veriut dhe Zvecan të dielën  nga Qeveria e Kosovës.