• Mon. Oct 13th, 2025

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan

Bykfvanews

Aug 25, 2025

 

 

Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.

Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.

Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje.

I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.

Klankosova.tv kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj, i cili nuk ka marrë lëndime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *