Tre kandidatë për kreparlamentar të kuvendit të Kosovës “iu dogjën” Vetëvendosjes për dy seanca sa u mbajtën që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla e Hekuran Murati përveç dështimit për t’i siguruar votat, kanë edhe një të përbashkët- të tre vlerësohen si figurat më përçarëse të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan KFVA.
Deputetja Albulena Haxhiu e cila ka dështuar dhjetra herë të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentar është shpallur si “figurë përçarëse” nga ish-opozita.
PDK dhe AAK në vazhdimësi kanë deklaruar se nuk kanë votë për Haxhiun dhe kërkuan një kandidat më unifikues.
Por, Albin Kurti si me qëllim, vazhdoj me kandidatë tjerë të cilët nuk qëndrojnë hiç më mirë se Albulena Haxhiu.
Emri i Donika Gërvallës si kandidate për kryepalamentare u bë sa për sy e faqe.
Gërvalla në të kaluaren kishte lëshuar deklarata skandaloze ndaj figurave të partive politike.
Ramush Haradinajn e pati quajtur si “komandant i vetshpallur”, e në anën tjetër ish-depuetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimit si “figurë e botës së krimit”.
Gërvalla akuzohet se ka dërguar dosje kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatë Speciale. Sot ajo në konferencë i mohoi, duke thënë se do i ndjek me rrugë ligjore ata që e kanë akuzuar.
Hiç mirë se dy paraardhëset e tij nuk qëndron as Hekuran Murati i cili sot për herë parë u propozua për kryetar të Kuvendit.
Para angazhimit në politikë, Murati kishte bërë postime shkrimore me ton të ashpër e përçmues për veteranët e UÇK-së. Në një status të vitit 2016 ai ironizonte: “Tre muajt e një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrejtë se një ushtri e rregullt…”, krahasuar me koston e përfitimeve të veteranëve, duke sugjeruar se “mercenarë do të dilnin më lirë”
Kujtojmë se sot është bërë tentimi i 56 për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe Vetëvendosje ka të drejtë që emrin e njëjtë ta propozoi veç tre herë.